Ky është 37 vjeçari që vrau në mënyrë makabre fqinjin në Poliçan (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Poliçan, ku 77 vjeçari Ramadan Cela, u qëllua për vdekje nga fqinji i tij.

Sipas Policisë, autori i vrasjes dyshohet se është shtetasi Hamza Çeka, 37 vjeç, i cili e qëlloi të moshuarin me thikë pas një konflikti. Ramadan Çela ndodhej i vetëm në banesë në momentin që është qëlluar nga 37-vjeçari dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

37 vjeçari është arrestuar menjëherë dhe në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor ka sekuestruar thikën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 12.05.2020 06:54