Lufta kundër korrupsionit, nën hetim një numër i madh zyrtarësh
Pëlqej
Kryeprokurori Adriatik Llalla u shpreh sot se një numër i madh zyrtarësh shqiptarë janë nën hetim për korrupsion. Duke folur
në konferencën “Mbi korrupsionin e Shoqërinë” në Bukuresht, Llalla
theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj në drejtësi.

“Ligji ynë e konsideron korrupsionin krim të rëndë ndaj ai hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Është i nevojshëm shtimi i kapaciteteve njerëzore. Lufta kundër korrupsionit është prioritet kombëtar”- u shpreh Llalla.

Sa i përket krimit të organizuar ai tha se po bashkëpunohet ngushtë edhe me vendet e tjera. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori