“Lufta” e mandateve, KQZ kthen kërkesën e Llallës: Duam më shumë fakte!
Edhe pse debatuan tre orë me radhë, KQZ nuk mori dot një vendim sot nëse do t’i hiqet mandati dy deputetëve si edhe kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Dy deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri kanë rënë në “rrjetën” e ligjit për dekriminalizimin pasi sipas prokurorisë nuk kishin deklaruar dënime të marra vite më parë në disa vende të Europës.

përfundim, anëtarët e KQZ-së vlerësuan se Prokuroria e Përgjithshme do të duhet t’u verë më shumë dokumente, datat e vendimeve dhe kopjet e vendimet në shtetet e huaja kundër deputetëve dhe Roshit. /Albeu.com/

Shtuar më 27/12/2016, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori