Lufta e madhë është afër, Irani sulmon me raketa Izraelin (VIDEO)
Pëlqej
Forcat iraniane në Siri filluan një sulm raketash në bazat e ushtrisë izraelite në luginat e Golan në mëngjesin e së enjtes.

Forcat iraniane kanë sulmuar Izraelin përmes raktave duke ngritur frikën e një luftë, shkruan ‘Daily Mail’

Sulmet, të cilat shkaktuan ‘dëme minimale’ dhe pa viktima sipas zyrtarëve izraelitë, shkaktuan një reagim të fuqishëm nga ushtria izraelite.

IDF (Forca e Mbrojtjes e Izraelit) bombardoi pozicionet iraniane në qytetin sirian të Quneitras para fillimit të sulmeve ajrore në Damask.

Ndërsa, mediat siriane thanë se dhjetëra raketa izraelite goditën një stacion radar, pozicionet e mbrojtjes ajrore siriane dhe një deponi të municionit, duke nënvizuar rreziqet e një përshkallëzimi më të gjerë që përfshinte Iranin dhe aleatët e saj rajonal.

Izraeli tha se 20 raketa iraniane Grad dhe Fajr u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore të saj.


Shtuar më 10/05/2018, ora 08:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori