Lufta e Kosoves, ndryshoi konceptin e NATO-s
Albeu.com
Lufta e Kosovës ka ndryshuar një koncept të tërë strategjik të NATO-s në erën e pasluftës së ftohtë, ndërsa trashëgimia e saj u bë veçanërisht e rëndësishme në periudhën pas sulmit ndaj Amerikës më 11 shtator 2001.Kështu u tha gjatë një paneli në Kolexhin Eliot për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit Xhorxh Uashington. Profesori i shkencave politike Xhejms Goldgajer thotë se "aspekti më i rëndësishëm i luftës së Kosovës sa i përket NATO-s ka qenë pika kur Aleanca filloi të shqyrtojë thelbësisht nevojën që të shkojë jashtë territorit të anëtarëve të saj dhe të kryejë misione që nuk janë të lidhura për mbrojtjen territoriale siç ishte roli i saj në 50 vitet e para".

Sipas profesorit Goldgajer, lufta e Kosovës gjithashtu ka ndryshuar mënyrën e të menduarit të politikanëve liberalë, të cilët më herët ishin kundërshtarë të përdorimit të forcës ushtarake. "Është me rëndësi të kuptohet se ekzistojnë njerëz të cilët mbështetën fuqishëm bombardimin e Serbisë për t'u mbrojtur popullsia e Kosovës, ndërsa ishin pjesë e grupit që tradicionalisht kundërshtonte përdorimin e forcës ushtarake amerikane, përkatësisht asaj perëndimore.

Njerëzit siç është Bill Klinton, Toni Bler, Havier Solana dhe Joshka Fisher në rini ishin kundërshtarë të luftës së Vietnamit në mënyrë që në vitin 1999 të bëhen ithtarë të përdorimit të forcës ushtarake të NAT0-s. Ata u bënë të njohur si 'skifterë liberalë' - demokratë, socialdemokratë të cilët mbështesin përdorimin e forcës ushtarake për qëllime humanitare"-është shprehur Goldgajer për VOA-në.
Shtuar më 17/04/2009, ora 21:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori