VIDEO/ Shpërthen papritur një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Policia e Norfolk, një qytet në Angli,  ka njoftuar se ka shpërthyer papritur një bombë 250 kg e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.

Shërbimet dhe agjencitë e urgjencës kanë deklaruar një incident të madh pas zbulimit të pajisjes të pashpërthyer në një vendkalim lumi në qytet, ndërsa kanë treguar se ishin duke punuar për detonimin e saj.

Megjithatë, ata kanë njoftuar se pasditen e së premtes kishte pasur një “shpërthim të paplanifikuar”, por fatmirësisht askush nuk ishte dëmtuar.

Përmes një postimi në “Twitter”, autoritetet lajmëruam se bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore në Greaq Yarmouth ka shperthyer.

“Ky nuk ishte një shpërthim i planifikuar dhe ndodhi gjatë punës me djegie të ngadaltë për të detonuar eksplozivët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Duke dhënë detaje mbi bombën, sipas The Guardian, një kontraktor që ishte duke punuar kishte thënë se ishte rreth një metër e gjatë dhe me peshë rreth 250 kg./Albeu.com/


Shtuar 11.02.2023 08:01