Lufta e ethshme PD-PS-LSI për të marrë frenat e protestës
Pëlqej
Forumet partiake i ngjajnë peshkaqenëve që afrohen sapo ndjejnë pak erë gjaku sa herë që ka ndonjë protestë, e cila mund të sjellë benefite politike për forcën që ata përfaqësojnë.

Protesta e studentëve kundër tarifave të studimit, e cila ka marrë tashmë edhe tiparet e protestës anti-sistem është në shënjestrën e forumeve të partive, të cilat diku me shantazhe mediatike, diku me dhunë dhe diku me presion po tentojnë të marrin frenat e saj në dorë duke e komanduar më pas ashtu siç iu intereson shefave të tyre në zyrat luksoze të Tiranës.

Në media kanë qarkulluar foto të mbështetësve të Erjon Veliajt që sulmojnë pjestarë të tjerë të protestës apo banorët e Astirit, por nuk janë munguar edhe kandidatët për deputetë të LSI-së që marrin megafonin me dhunë.

Nuk qendrojnë pas edhe të rinjtë demokratë, të cilët dhunojnë pedagogë dhe deklarojnë se ky apo ai grupim nuk duhet të marrin pjesë të protestë.

Përplasja për marrjen e kontrollit të protestësstudentëve është në kulmin e saj nisur edhe nga fakti se ata nuk kanë pranuar të negociojnë apo diaologojnë me kryeministrin ashtu siç ka qejf të thotë Rama.

Tashmë, protesta ose do të shpërbëhet ose do të kthehet në një uragan, që nuk e ndal dot askush me presione të ulta apo dhunë ndaj studentëve të thjesht. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori