Lufta antikanabis, pas Lazaratit policia nis aksionin në veri të vendit
Pëlqej
Pas Lazaratit, policia ‘mësyn’ sot në veri të vendit në vijim të opracionit antikanabis. Policia e Shkodrës njofton se në zbatim të detyrave të Plan – Veprimit Kombëtar të Luftës Kundër Kultivimit të Lëndëve Narkotike organizohet sot një operacion në shkallë të gjerë për identifikimin dhe asgjësimin e parcelavembjella me lëndë narkotike.

Operacioni do të shtrihet kryesisht në komunat e zonës së Dukagjinit Shllak, Shosh, Pult dhe Temal dhe do të vazhdojë deri në asgjësimin e të gjitha parcelavembjella me lëndë narkotike në territorin e qarkut Shkodër. Deri më tani raportohet se janë identifikuar 15 parcela me 1680 bimë narkotike kanabis sativa. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori