Analisti i njohur Fatos
Lubonja ka “goditur” ashpër Edi Ramën, teksa ka komentuar
ndryshimet që po bën kreu i qeverisë në ndërtesën e Kryeministrisë.
Ai tha në Agon Channel se
Rama për
ndryshimet në
Kryeministri nuk ka pyetur askënd, por po ecën me mendjen e tij, duke injoruar edhe këshilltarët e tij për trashëgiminë.
Lubonja tha se
Rama nuk po i bën këto ndryshime për Angela Merkelin, por sipas tij, këto janë veprime të një
njeriu të sëmurë që ka nevojë për vëmendje dhe që kërkon të dëshmojë se është më i rëndësishëm edhe se vetë historia.
Ai ka thënë se kjo që po bën
Rama është “çmenduria e një
njeriu që i ka ikur fiqiri”.
Fatos
Lubonja theksoi se
ndryshimet e fundit në
Kryeministri po bëhen nga ana e artistit Philippe Parreno, mik i Ramës dhe i Anri Salës. /Albeu.com/
Shtuar më 08/07/2015,
ora 18:37