Lubonja ngre dyshime për një marrëveshje të fshehtë mazhorancë-opozitë
"Pastaj ekziston edhe mundësia që të ketë një narrëveshje maxhorancë-opozitë, e tipit që ikim ne dhe pastaj vini ju…"

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore.

Ai tha se ndryshimi i sistemit nuk ndikon shumë në, atë që e quajti problemin kryesor, manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Lubonja foli edhe për një marrëveshje të mundshme të fshehtë mes mazhorancës dhe opozitës.

"Ideja që mund të shkojmë në zgjedhje me një reformë cik më të mirë është ok, port ë mendosh se mund të arrijmë rotacion me të, për mua është iluzion.

Nuk është negative të ketë më shumë përfaqësim, por nuk e shikoj si mjetin kryesor që duhet të përdorë opozita për të bërë revolucionin e nevojshëm për të cilin ne kemi nevojë.

Një qeveri që bashkëpunon me policinë për të blerë vota, bashkëpunon me krimin është shumë e vështirë të rrëzohet. Shteti duhet të clirohet nga kjo bandë por duhet të ketë drejtësi të fortë.

Pastaj ekziston edhe mundësia që të ketë një narrëveshje maxhorancë-opozitë, e tipit që ikim ne dhe pastaj vini ju…",- tha Lubonja.

Shtuar më 25/05/2020, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori