Lubonja në gazetën austriake kërkon të mos hapen negociatat me Shqipërinë
Pëlqej
Analisti Fatos Lubonja ka publikuar një opinion te gazeta e njohur austriake, Der Standard, në prag të vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Lubonja shkruan se në kushtet ku është Shqipëria, hapja e negociatave nuk do ishte diçka e mirë për vendin. Sipas tij, Shqipëria është një narko shtet.

Shqipëria, nën udhëheqjen e elitës politike dhe ekonomike, nuk ka bërë asgjë këto 25 vite, vetëm hapa të ngadalshëm në drejtimin e duhur. Madje mund të thuhet e kundërta. Si rezultat, Shqipëria nuk është bërë një shtet kushtetues evropian, por një shtet i dështuar, i qeverisur nga krimi i organizuar dhe oligarkët, prandaj etiketohet si narko-shtet”.

Ai sulmon ashpër kryeministrin Edi Rama në shkrimin e tij.

“Opozita frikësohet vazhdimisht dhe çdo zë kritik ndaj qeverisë dhe Brukselit shihet si një pengesë ndaj aspiratave shqiptare për anëtarësim, madje kritikuesit etiketohen si anti-shqiptarë dhe armiq. “Mjafton të shihet se si kryeministri Edi Rama u përgjigjet akuzave të opozitës për kanabizimin e vendit dhe pasojat tragjike, duke iu referuar ‘ndërkombëtarëve’. “Nëse janë të vërteta akuzat, përse nuk flasin ambasadorët e SHBA dhe BE”. Hapja e negociatave për anëtarësim do të lejojë Ramën që të mohojë dhe shmangë çdo kritikë.

Si pasojë akoma më e keqe, ai do kishte një dorë edhe më të lirë për të shfrytëzuar shtetin e drejtuar prej tij për interesat personale dhe të oligarkëve dhe krimit të organizuar, me pasoja të pariparueshme për ekonominë, demokracinë dhe lirinë”, shkruan ai.

Si shembull se hapja e negociatave nuk është gjithmonë në të mirë të një shteti, Lubonja sjell rastin e Turqisë.

Shtuar më 18/06/2018, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori