Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Lubonja kundër Ramës: Në administratë mban erë spastrimesh
Analisti Fatos Lubonja e sheh me shqetësimin lëvizjen e kryeministrit Rama për të nisur një fushatë monitorimi për cilësinë e punës në administratë. Në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ai tha se defektet në punën e bërë në administratë duhet të shihen nga institucionet dhe jo nga populli.

Sipas Lubonjës, më shumë se një fushatë monitorimi, kjo është “një lëvizje për spastrime në administratë”.
Sipas tij është shqetësuese që pushteti të jetë në duart e një partie apo të një personi.

“E shikoj me shqetësim këtë situatë. Këto janë metoda ekstra-institucionale dhe kurdo i shoh me shqetësim. Sot krijohet një grup monitorimi në bashkëpunim me popullin për të parë se cilat janë defektet e punës në administratë. Në fakt defektet duhet t’i shohin institucionet. Më shumë kjo mban erë pastrimi të institucioneve nga kundërshtarët. Të jetë i gjithë pushteti në duart e një partie, të një personi, e shoh shqetësuese. Rrezikohemi nga pushteti i pakontrolluar”, tha analisti Lubonja.

Duke u ndalur tek apeli i bërë sot nga kryeministri Rama drejtuar presidentit të zgjedhur, për të qenë mbi palët, analisti Lubonja tha se qëndrimet e tyre nuk janë normale, duke iu referuar edhe atyre gjatë fushatës elektorale.

“Mendoj se gjithë fushatat ka qenë anormale nga kjo pikëpamje me pozicione të çuditshme nga të gjitha palët. Edhe pozicioni i Metës nuk ishte normal, nisur nga fakti se ishte zgjedhur president. Po kështu edhe qëndrimi i Bashës nuk ishte normal, pasi kundërshtoi Ramën bëri marrëveshje me të. Po ashtu edhe qëndrimi i Ramës, duke sulmuar LSI, e duke i quajtur shushunja, e tani bën këto lëvizjet e tjera”, u shpreh Lubonja. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori