Fatos
Lubonja kritikon mazhorancën e re dhe kryeministrin Edi
Rama. Në një intervistë për emisionin “PULS” të Kohavisionit në Kosovë, ai ka shfaqur kritika ndaj zhvillimeve në Shqipëri.
Sipas Lubonjës, shqiptarët si shoqëri ende nuk po munden të konsolidohen. Arsyet, sipas tij, janë elitat politike shqiptare të korruptuara në të gjitha anët, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai tha se ata etja për
pushtet nuk i lë të organizohen dhe të ecin përpara.Ardhja e Edi Ramës në
krye të pushtetit, sipas Lubonjës, nuk do ta ndryshojë imazhin e Shqipërisë, për shkak se
Rama është i lidhur me oligarkët dhe krimin e organizuar. “Ai asaj elite duhet t’i përgjigjet dhe jo qytetarit të Shqipërisë“, vlerëson
Lubonja.
“Edi
Rama ishte njëmbëdhjetë vjet në
krye të Bashkisë së Tiranës dhe dihen aferat e tij. Ndaj nuk pres që ky njeri të bëjë diçka për shtetin. Shembull tjetër është Ilir Meta. Si të ndryshojë imazhi i Shqipërisë me politikanin Ilir Meta, i cili u zu duke vjedhur, duke bërë korrupsion dhe i katërfishoi votat” – pyet
Lubonja?
“Shqipëria ka vrimën e zezë e quajtur Lazarat, ku realizohet 50% e GDP-së së vendit me prodhimin e marihuanës.
Krimi i organizuar ka kapur shtetin, pra gjithë elitën politike, e cila është zhytur e tëra në krim.
Shqipëria ka nevojë për lindje e jo rilindje. Të njëjtit njerëz i kemi në
pushtet. Vetëm kanë bërë rrotacion”, shprehet
Lubonja.“Edhe Aleanca Kuq e Zi i humbi votat për shkak se kreu i kësaj aleance ishte pjesë e sistemit, pjesë e korrupsionit, prandaj nuk u votua”, vijon ai.
Shtuar më 10/09/2013,
ora 13:52