Lubonja flet për 71 votat e Ramës: Varet nga klienti i rradhës që është i gatshëm të shitet apo të blihet..
Situata e fundit politike e krijuar në Shqipëri ka tronditur kampin qeverisës PS-LSI si dhe ka ngritur pikpyetje të mëdha për zgjedhjet po vijnë.

Në një intervistë nëpërmjet Skype në News 24, analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestat e paralajmëruara nga PD në 18 shkurt por edhe deklaratat e forta mes PS-LSI.

“Protestat janë normale, do shikojmë se sa kanë në të vërtetë një mbështetje popullore, sa ka PD mbështetje në kuptimin që njerëzit besojnë se përmes kësaj do mund të clirohen nga e keqja që i ka kapur dhe sa mendojnë se kjo është një lojë e njohur, sa do jenë aty militantë, njerëz që shpresojnë se nesër do kthehen në administratë dhe sa do ketë popull që kanë shpresë se PD ka ndërruar qëndrim dhe do sillet ndryshe kur të vijë në pushtet”.

Sa i përket deklaratës së kreut të LSI-së Ilir Meta se do dilte në opozitë nëse Rama i bën 71 vota në Parlament, Lubonja tha:

“Si qytetar i botës, kur shikoj se cfarë po ndodh në botë, sa po ndryshon bota, edhe me fitoren e Trump, të komentosh këto që gjithë kohën politika jonë, a u bënë 71, u blenë dy, shkuan 73, shumë mjerane. Ne duhet të prisnim që të kishim një klasë politike që jeton edhe me botën, përkundrazi mbahemi aty të kapur te këto lodra votash që shpesh herë janë njerëz të blerë që marrin një lëmoshë, po e quaj shpërblimin, se këmoshë quhet kur ke aprasysh anën morale dhe kalojnë këtej ose andej.

Ai ka Rama? Rama mund t;i ketë, problemi është nëse s’i ka, nëse Ilir Meta ka fuqi, për çfarë e ka këtë fuqi? Thjesht për të përfituar vetë apo? Duhet të shpëtojmë nga kjo situatë, nga ky abuzivizëm dhe arbitraritet dhe prandaj mund ta përdori votën. Thjesht është një lojë me të cilën janë lodhur, mund t’i ketë varet nga klienti i rradhës që është i gatshëm të shitet apo të blihet”, u shpreh analisti Lubonja./albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori