Dalin pamjet nga Kuvendi: Të veshur trashë siç u tha Berisha, si po mbushin demokratët “Air Albania” (VIDEO)

Ditën e sotme Sali Berisha finalizon 3 muaj foltore në Kuvendin Kombëtar që mbahet ditën e sotme në Air Albania.

Aktualisht në ambientet e stadiumit “Air Albania” po mblidhen një më një njerëzit, delegatë dhe mbështetës të ish-kryeministrit.

Siç mund ta shihni në videon e bashkëngjitur lajmit nga albeu.com, qindra njerëz janë në radhë në pritje për të hyrë brenda ambientëve ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar.

Të pajisur me barkod identifikimi, stafi po kontrollon një më një pjesëmarrësit duke ngadalsuar edhe nisjen e Kuvendit Kombëtar.

Siç mund edhe ta shihni njerëzit duken të veshur trashë, ashtu siç edhe paralajmëroi ditën e djeshme ish-kryeministri Berisha, duke marrë parasysh motin e keq që ka përfshirë prej ditësh vendin.

Por pavarësisht kushteve atmosferike, të shumtë në numër janë mbështetësit dhe delegatët që I janë drejtuar stadiumit për të marrë pjesë në Kuvendin e ish-kryeministrit.

Ditën e sotme pritet që të vendoset mbi të ardhmen e Berishës në PD, ku ai pretendon të rrëzojë nga karrigia e kryetarit Bashën si dhe vendimin e tij për përjashtimin nga grupi parlamentar të PD.

Rikujtojmë se njëkohësisht në orën 12:00 në selinë blu do të mbahet një festë ku Basha ka ftuar demokratët për të festuar ditëlindjen e partisë Demokratike. /albeu.com/