Lube Boshkovski me parti te re
Albeu.com
Ish ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski formoi partinë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, duke premtuar dialog të mirëfilltë, tolerancë, përparim të vendit në strukturat euro-atlantike.“Liderëve që u pëlqen vetja dhe oligarkive të tyre u rekomandojmë se edhe pa udhëheqës mundet të arrihet diçka, por pa lirinë e mendimit nuk ka përparim dhe shteti nuk mundet. Do të realizojmë prosperitet nëpërmjet një beteje të vështirë me qëllim rritjen e standardit ekonomik. Misioni ynë do të jetë që të përmirësojmë nivelin e jetesës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian duhet t’a realizojmë sa më shpejt që mundemi...”, deklaroi Lube Boshkovski, kryetar i partisë Të Bashkuar për Maqedoninë.
Konventa e parë e partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë” do të mbahet nesër. Lube Boshkovski gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale ishte kandidat i pavarur, por nuk arriti të shënojë fitore. Sipas ish ministrit të brendshëm, ideja për formimin e një partie të re politike erdhi pasi kuptoi se drejtuesit aktualë të ish partisë së tij, VMRO-DPMNE po ushtronin presion mbi anëtarët të cilët në fakt ishin simpatizantë të Boshkovskit.
Shtuar më 28/05/2009, ora 21:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori