Lube Boshkovski iu dorezua Hages.
Pëlqej
Albeu.com
Boshkovski se shpejti do te perballet me drejtesine nderkombetare, ai sot u ekstradua nga nje qender paraburgimi ne Zagreb per ne qendren e paraburgimit te tribunalit te Hages.Shkup - Përgjegjësi për ekzekutimin e 7 civilëve shqiptarë në
fshatin Lubeten të Shkupit, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur 2001,
ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, të mërkurën nga
aeroporti i Zagrebit është ekstraduar për në Hagë, ku i është dorëzuar
autoriteteve të Gjykatës së Hagës. Një lajmë të tillë e kanë transmetuar
pothuajse të gjitha agjencitë e lajmeve në Shkupsi dhe mediat elektronike.
Tribunali i Hagës, ish-ministrin Boshkovski e akuzon për krime lufte në
Lubeten, fshat ky i cili shtrihet 10 km në veri të Shkupit, ku gjatë 2001
nuk ka pasur luftë. Për këtë të fundit sot dëshmojnë edhe më shumë
ish-pjestarë të UÇK-së. “Në fshatin Lubeten, asnjëherë nuk ka pasur ushtarë
të UÇK-së, e as ndonjë konflikt të armatosur eventual, andaj edhe aksionin e
policisë speciale maqedonase, atëbotë, ne e vlerësuam si hakmarrje nga
popullatës civile nga ana e Lube Boshkovskit”, përkujton për gazetën “Lajm”,
Zejnulla Ganiu, ish-komandant “Tirana”.
Gjykata treanëtarëshe e Pulës së Kroacisë, në krye me gjykatësin Damir
Kërpan, të mërkurën ia ka ndërprerë masën e paraburgimit me ç‘rast ka sjellë
vendim për dorëzimin e Boshkovskit, Gjyatës së Hagës. Ish-ministrit të
Brendshëm pasiqë I është lexuar akuza, ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor.
Sipas avoaktit të tij, Ante Nobilo, Boshkovski ka theksuar se njeh
legjitimitetin e Gjykatës së Hagës, ashtu që vullnetarisht do të dorëzohet,
që me fjalë tjera do të thotë se heq dorë nga ankesa dhe parashtresa gjatë
procedurës së dorëzimit. Ish-ministri i MPB-së, Lube Boshkovski, në krye të
këtyij dikasteri ministror ka qenë gjatë peridhuës maj 2001 deri nëntor
и 2002

F. Hajdari
Shtuar më 24/03/2005, ora 17:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori