E FUNDIT/ Xhaxhai vret nipin në Shkodër
Luana Vjollca bie nga froni si "mbretëresha e luleve", ja kush ia zë vendin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kur bëhet fjalë për buqeta të mëdha me lule, personi i parë publik që na vjen ndërmend është sigurisht Luana Vjollca.

Moderatorja bukuroshe postonte në Instagram foto me buqeta gjigande, të cilat kishin vetëm një të përbashkët: personi që i dërgonte ishte anonim.

Këto kohë dërguesi sekret duket se ka rënë në qetësi, pasi nuk kemi parë më postime të buqetave shumëngjyrëshe nga Luana.

Por mos u shqetësoni. Vendin e saj, e ka zënë një tjetër moderatore simpatike. Ajo është Einxhel Shkira.

Edhe ky është një adhurues sekret i cili i dërgon bukuroshes çdo ditë një buqetë të madhe me lule me shkronja të cilat formojnë emrin e saj.

Deri më tani dërguesi anonim ka arritur të formojë me lule “Einxh”. I ka mbetur edhe pak për të plotësuar emrin e plotë, por kujdeset mjaft mirë që të “fshehë gjurmët” pasi nuk lë asnjë pusullë.

Dhurata kaq të bukura, Einxhel nuk ka nguruar kurrsesi t’i postojë në Instagram.

Tani na mbetet të presim deri në formimin e plotë të emrit, ndoshta atëherë dërguesi do dëshirojë të identifikohet se kush është. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2017, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori