Luan Rama “shuplakë” Tahirit: Shqiptarët nuk e meritojnë një vend të kanabizuar
Ditën e sotme po zhvillohet konventa e LSI-së në Tiranë ku figura të ndryshme të LSI-së kanë marrë fjalën përshëndetëse.

Luan Rama, nënkryetari I LSI-së në fjalën e tij përshëndetëse tha se të gjithë ata të rinj e të reja në sallë por edhe asaj salle, nuk e meritojnë të jenë pjesë e një Shqipërie të kanabizuar.

“Kur ju dëgjoj ju të rinjve të LSI këtu, unë them se ju nuk e meritoni të jeni pjesë e një vendi të kanabizuar. Ju nuk e meritoni këtë Shqipëri të kanabizuar”, - tha Luan Rama gjatë fjalës së tij.

Aktualisht kjo është situata në të cilën ndodhet vendi jonë për momentin ku sasia e kapur e drogës nga Policia e Shtetin vjen gjithmonë e në rritje.

Por a ishte kjo një “shuplakë” për Edi Ramën dhe policinë e Shtetit? Nëse po nuk është tashmë një çudi pasi sështë hera e parë që deputetët e LSI-së akuzojnë PS dhe Policinë e shtetit për lidhje me krimin dhe drogën./albeu.com/


Shtuar më 11/02/2017, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori