Luan Rama: Peza, vlerë e shtuar për Bashkinë e Tiranës
Pëlqej
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste Luan Rama theksoi sot se riorganizimi i strukturave të partisë do të bëhet në përputhje me ndarjen administrative.

“LSI është në shërbim të interesit qytetar. Riorganizim në përputhje me ndarjen administrative. Peza, vlerë e shtuar për Bashkinë e Tiranës”-tha Rama gjatë fjalës së tij në një takim të zhvilluar me strukturat e partisë në Pezë.

Më tej Rama shtoi se çdo qytetar në Pezë do gjejë mbrojtësen e interesit të tij.
Shtuar më 25/09/2014, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori