Formacionet zyrtare Bologna-Inter, zikaltërit vetëm për fitore

Pak çaste më vonë do të luhet ndeshja e Serie A ndërmjet Bologna dhe Interit.

Për zikaltërit kishte një ndryshim në çastet e fundit, ku Handanovic nuk do të jetë në gjendje të luaj për një shqetësim të vogël në shpinë dhe vendin e tij da ta zejë Radu.

Simone Inzaghi dhe ekipi i tij luajnë vetëm për fitore, pasi tre pikët do ta dërgonin Interin në vendin e parë me një pikë më shumë se Milani. Kjo vjen pasi ndeshja është e prapambetur, dhe sot në orën 20:15 të dyja ekipet do të kompesojnë këtë ndeshje./ h.ll/albeu.com

Formacionet zyrtare:

BOLOGNA: Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Svanberg, Schouten, Soriano, Hickey; Arnautovic, Barrow.

INTER: Radu; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Lautaro Martínez, Correa.

 


Shtuar 27.04.2022 19:15