Luan Rama: LSI ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të vendit
Lëvizja Socialiste për Integrim e Shkodrës, ka organizuar një ceremoni festive në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se rritja e LSI-së është dëshmi e solidaritetit qytetar.

Z. Rama theksoi se LSI në Shkodër do të jetë referencë e vlerave qytetare dhe se LSI ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të vendit.

"Rritja e LSI-së është një dëshmi e solidaritetit qytetar. Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti e solidaritetit njerëzor. LSI në Shkodër do të jetë referencë e vlerave qytetare.

LSI-ja ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të vendit”, tha ndër të tjera Nënkryetari i LSI-së, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë aktivitet. /albeu.com/


Shtuar më 17/12/2016, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori