Luan Rama: LSI, forcë që i respekton marrëveshjet
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot një takim me strukturat e partisë në qarkun Shkodër, prej nga pohoi angazhimet e saj në kuadër të koalicionit qeverisës.

Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike e cila i respekton marrëveshjet dhe nuk i prish ato. Ne jemi forca politike e cila është modeli i bashkëpunimit dhe i konsensusit”, deklaroi nënkryetari Luan Rama.

Ai shtoi se, LSI është gjithashtu një parti që pasqyron dimensionin qytetar të politikës shqiptare.

Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i qytetarisë dhe i bashkëpunimit. Kjo, pasi LSI dëshmon dimensionin qytetar të politikës shqiptare”, tha Rama.

Të pranishëm në këtë takim veç nënkryetarit ishin edhe deputetët Agron Çela e Ylli Shehu.
Shtuar më 27/01/2017, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori