Luan Rama: Basha e braktisi Tiranën nga frika e humbjes në zgjedhje
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Vorë.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, Luan Rama u takua me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike. Rama vlerësoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale për komunitetin e Vorës, por dhe të gjithë Shqipërisë.

Në fjalën e tij të mbajtur para strukturave të LSI-së, Rama i vlerësoi zgjedhjet që do të mbahen në 21 qershor si një moment historik, ndërsa theksoi se Lulzim Basha e braktisi kryeqytetin nga frika e humbjes.

Zgjedhjet lokale të 21 qershorit janë një moment historik. Lulzim Basha e braktisi Tiranën nga frika e humbjes në zgjedhje”, tha z.Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shprehu bindjen për fitore në zgjedhjet vendore, ndërsa theksoi se koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, do t’i kthejë Tiranën dhe Vorën qytetarëve.

“Lëvizja Socialiste për Integrim do të fitojë, sepse shqiptarët i besojnë. Koalicioni qeverisës do t'jua kthejë Tiranën dhe Vorën qytetarëve”, tha Luan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori