Luajti në filmin "Kapedani", ndahet nga jeta aktorja Eva Pëllumbi
Aktorja e njohur shqiptare Eva Pëllumbi ka ndërruar jetë ditën e sotme. P

ër publikuan shqiptar ajo është e njohur për rolet në filmat shqiptarë ‘Vajza me kordele të kuqe’, ‘Ëndërr për karrige’ apo edhe ‘Kapedani’.

Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e Çufos nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun.

Në një intervistë për mediat vitin e shkuar, Eva Pëllumbi tregoi fillimet e karrierës së saj, dhe sesi kishin arritur që t’i hiqnin edhe autorsinë nga filmat.

“Vlash Dobroniku është i pari regjisor, që më ka vënë emrin në filmat e tij. Mua në ato vite nuk më kanë vlerësuar, nuk më shënonin emrin në filmat multiplikativë, ku unë bëja zërin e personazheve. Ato vite dhe ai që priste kartonin e kishte emrin në filmat multiplikativ ndërsa unë jo. Kjo më rëndonte shumë. Nuk donin. Ishte një mentalitet i kohës,”-thoshte Pëllumbi.

Pas viteve ’90, aktorja Eva Pëllumbi u largua nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.
Shtuar më 24/12/2019, ora 21:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori