Lu kërkon "kokën" e Metës? Reagon për herë të para Rama
Edi Rama u shpreh se nuk i beson letrës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar Kongresit Amerikan se Donald Lu i kërkoi arrestimin e Ilir Metës në vitin 2015.

Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, Donald Lu dhe Vlahutin, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Pas publikimit të dokumentit ku shkruhej se Donald Lu i ka kërkuar Llallës, arrestimin e Metës, Rama shprehet se nuk i beson.

"Mes këtyre shqiptarëve që përmendët dhe amerikanit, unë besoj amerikanin"- u shpreh Rama në intervistën për gazetaren, Elja Zotka.

I pyetur për deklaratën e Berishës se Romana Vllahutin i kërkoi Adriatik Llallës, arrestimin e tij, Rama u shpreh:

"Mes gjithë këtyre shqiptarëve që përmendët dhe kroatëve, unë besoj kroatin". /albeu.com/

Shtuar më 13/04/2018, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori