Lu i sjell kupën Shqipërisë, fiton ndeshjen e futbollit me ambasadorët e rajonit
Ambasadori amerikan Donald Lu i ka bërë një dhuratë tjetër Shqipërisë.

Ai i ka sjellë vendin një kupë në futboll, fituar nga ndeshjet me kolegët e tij amerikanë të rajonit.

Ja ç'njofton ambasada amerikane sot:

Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të Futbollit të Ambasadave Amerikane 2018!

Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale.

Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri! /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2018, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori