Lu i del “kundër” Ramës, ja kritika që ka për të
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu që duket se ishe pozicionuar kohët e fundit në mbështetje të Kryeministrit Edi Rama, si rrallëherë ka bërë një kritikë ndaj tij.

Bëhet fjalë pikërisht për deklaratën nacionaliste të Kryeministrit se nëse BE nuk mbështet Shqipërinë e Kosovën, mund të shkojmë drejt Shqipërisë së Madhe.

“Qeveria Amerikane mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim. Ai pengon stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane për të dyja vendet”.

Kështu është shprehur ambasadori Lu në një prononcim për BIRN.

Ndërkohë Rama, 4 ditë më parë, duke folur për “Politico” tha se nëse dyert e Europës mbylleshin për Ballkanin Perëndimor, do të shfaqeshin bashkime më të vogla, si bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Deklarata e Ramës u pasua nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shprehu zemërim mbi atë që e quajti “mungesë të vizionit të BE-së ndaj rajonit”. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së