Lu e akuzoi se është kundër reformës në Drejtësi, Llalla paralajmëron përgjigje para medias
Pas deklaratave të forta të ambasadorit Donald Lu ku akuzon në mënyrë të drejtëërdrejtë prokurorin Adriatik Llalla, duke e akuzuar atë se ka qënë kundër reformës zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme pritet të mbajë një konferencë ku Llalla pritet të reagojë ndaj Lu.

Me një mesazh të qartë, Lu sot pohoi se gjatë procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) Llalla solli vetëm 3 propozime, duke dhunuar sipas tij Kushtetutën, në një kohë kur duhet të sillte një listë me disa emra, të cilët më pas do të përzgjidheshin.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Prokuroria e Përgjithshme pritet ta mbajë konferencën sot në orën 11:30.

Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformësdrejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës. Në nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterëve të ILDKPI, që është thelbësor për Vettingun.

Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetuta e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua nga sekretarja e Kuvendit, bazuar në Kushtetutë. Por prokurori i Përgjithshëm solli një liste vetëm me 3 anëtarë.

Kushtetua përcaktonte se anëtarët duhet të përzgjidheshin me short, dhe secili solli listat më të gjata për këtë pozicion. Në dallim me to, prokurori i Përgjithshëm zgjodhi vetëm 3 emra, përzgjedhur pa preferencë për të plotësuar 3 poste”, -tha ai./albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori