LSI vlerëson heqjen e imunitetit
Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur sot votimin e ligjit për kufizimin e imunitetit. Në një konferencë për shtyp, kreu i kësak partie Ilir Meta e ka cilësuar si të vonuar miratimin e ligjit theksoi se duhet të vijohet përpara edhe me hapa të tjerë për reformën parlamentare dhe ligjin për Gjykatën e Lartë.

"Miratimi i ligjit tregoi se kur ekziston vullneti çdo gjë mund të realizohet edhe pse me vonesë. Votimi i djeshëm i cili ishte një hap i kërkuar dhe i mirëpritur si nga qytetarët ashtu edhe partnerët ndërkombëtar. Ai nuk duhet të mbahet i pashoqërur në ditën e ardhshme me disa hapa të tjerë imediate, siç është reforma parlamentare, ligji për Gjykatën e Lartë dhe iniciativa të tjera që tregojnë qartë që ekziston vullneti për të plotësuar jo vetëm 12 prioritetet por edhe gjithë angazhimet e tjera që vijnë pas tyre” tha Meta.

Ai ka theksuar më tej se është e rëndësishme që të përshpejtohet për realizimin e kritereve të mbetura në mënyrë që vendi të marrë një vlerësim pozitiv nga Brukseli. “Theksojmë rëndësinë e kohës dhe ecurisë që do të maskimalizoj për vlerësimin sa më pozitiv të vendit për marrjen e statusit të vendit kandiat” shtoi Meta. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori