LSI ultimatum ministrave dhe deputetëve: Mos thoni më Meta Kryeministër, por ...

Pas deklaratës së ministres së Integrimit dje nga Pogradeci se Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkojnë që Ilir Meta të bëhet Kryeministër, sot është publikuar një "sms" e Petrit Vasilit.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, u ka dërguar një “ultimatum” anëtarëve të kryesisë së kësaj partie, duke i urdhëruar që të mos e shqetësojnë më Metën me të tilla deklarata duke thënë që të bëhet: “Kryeministër” apo “President”.

Teksti i plotë i SMS:
I/E nderuar.

Kryetari do të jetë jashtë vendit për disa ditë. Nuk duhet të ketë shpërqendrim nga ju lidhur me mesazhin politik me deklarime Meta President, Meta Kryeministër, etj.

Mesazhet tuaja duhet të përqendrohen në:

Dialog për reformën zgjedhore për të mundësuar zgjedhje me standard dhe të pakontestuara si dhe zbatim me këmbëngulje të reformës në drejtësi.

“Një shans për të gjithë”, secilit sipas fushës së profesionit të tyre.

Përshëndetje Petrit Vasili.

- Teksti i mesazhit të dërguar nga Petrit Vasili është publikuar sot nga “gsh.al”.
Shtuar më 13/03/2017, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori