LSI, tjetër sinjal kundër Ramës: S’ka zgjedhje pa opozitën
Pëlqej
Nënkryetari i Lëvizjes Socialistë për Integrim, Luan Rama është shprehur se zgjedhjet pa opozitën janë farsë.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se është emergjente ulja në tryezë më opozitën dhe kapërcimi i kësaj situate politike.

“Ne kërkojmë kapërcimin e këtij ngërçit politik. Nga mitingjet nga çadra apo nga zyra duhet të arrihet një dialog politik. Është absurde situata e krijuar nga opozita”.

Deklarata e Luan Ramës vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij javor tha se zgjedhjet do të realizohen në datën e caktuar, 18 qershor, me apo pa opozitën. /albeu.com/




Shtuar më 20/03/2017, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori