LSI thumbon Ramën: Lulin e “rrëmbeve”, tani kërkon dhe Shqipërinë
Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka sulmuar sërish Partinë Socialiste me në krye kryeministrin Edi Rama.

Ditën e sot kryeministri Rama deklaroi se LSI dhe marrëdhënia në koalicion është si një histori pengmarrjeje.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Mehmetaj shprehet se Rama nuk është peng i LSI-së, por i oligarkisë dhe kërkon të marrë peng gjithë Shqipërinë.

“Edi Rama nuk është peng i LSI-së, por i oligarkisë. E pasi mori peng Lulin në natën e të dyve, kërkon të marrë peng gjithë Shqipërinë”- shkruan Mehmetaj. /albeu.com/


Shtuar më 07/06/2017, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori