Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
LSI thumbon Ramën: Bosit të drogës iu kapën 2.3 ton kanabis në Itali
Pas kapjes së rreth 2.3 ton kanabis në San Benedetto në Tronto të Italisë, e cila sipas mediave italiane është ngarkuar në Shqipëri, por policia shqiptare thotë se nuk ka elemente që lidhin këtë rast trafikimi me Shqipërinë, ka reaguar deputeti i LSI Endrit Braimllari.

Mediat italiane sot deklaruar se është kapur rreth 2.3 ton kanabis në Tronto të Italisë, dhe drogë vinte nga Shqipëria.

Pavarësisht se policia shqiptare thotë se kjo sasi droge nuk ka lidhje me Shqipërinë, për këtë lajm ka reaguar ashpër LSI.

Përmes një statusi në Facebook, deputeti i LSI Endrit Braimllari thotë se bosit të drogës, Edi Ramës, iu kapën 2.3 ton kanabis.

Statusi i Endrit Braimllarit:

Bosit të drogës, Edi Ramës, iu kapën 2.3 ton kanabis!

Bërtet për task-forcën që do të luftojë trafikun e drogës, por kjo task-forcë nuk ekziston.

Në të vërtetë funksionon vetëm si bordero pagash për kultivuesit dhe trafikantët.

Bosi i drogës vazhdon me shoë-n e tij mediatik ndërkohë që Shqipëria fundoset gjithmonë e më shumë në pasiguri dhe bën lajmin kryesor në mediat Europiane. /albeu.com/




Shtuar më 02/09/2017, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori