PDIU braktis Edi Ramën
LSI sulmon Ramën: Vodhe shqiptarët me palma, tani do i vjedhësh me pisha
Pëlqej
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vjedh shqiptarët.

Me anë të një postimi në Facebook shkruan se Rama i ka vjedhur shqiptarët njëherë me projektet me palmave dhe njëherë me atë të pishave.

“Kryeministri rropi paratë e palmave në autostradë, tani do rrjepë të pishave. Sa turp!

Qindra milionë lekë palma në autostradën Tiranë -Kashar u thanë, u asgjësuan, ju vodhën njerëzve të thjeshtë.

Specialistë, media, shoqëri civile, politikanë e argumentuan tërësisht që kjo është vjedhje e ndyre ditën për diell.

Kryeministri i kazanit të trafikantëve i mbrojti fort palmat, me pasion prej trafikanti dhe me humor prej gastori të decerebruar. Sot na kërkojnë 2.5 milion euro të tjera për të zëvendësuar palmat e thara me pisha.

A ka turp ky kryeministër? Apo e ha turpin me bukë boll që të rrjepë paratë e pishave siç rropi paratë e palmave. Ky është mizerabiliteti i hajdutërisë dhe rrënimi që vjen prej padijes,ky i ka të dyja”, shkruan Vasili. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2017, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori