Betonieria përplas kamionin në Dhërmi

Një aksident ka ndodhur në Dhërmi, pranë vilave luksoze të pushimit.  Një betoniere është përplasur me një kamion.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por mësohet se ka mbetur i dëmtuar në këmbë shoferi i betonieres.

Njoftimi i policisë:

Dhërmi/Informacion paraprak

Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com