LSI shton numrin e deputetëve, Petrit Gjoni merr mandatin nga KQZ në Lezhë
KQZ-ja i ka dhënë sot mandatin e deputetit Petrit Gjonit nga radhët e LSI me 7 vota pro.

Gjoni i LSI zë vendin e mbetur vakant të deputetit socialist Armando Prenga, prekur nga ligji i dekriminalizimit.

Partia Socialiste nuk kishte më përfaqësues në listën e saj në qarkun e Lezhës, ndaj mandati i kalon grupit parlamentar të LSI-së, duke e çuar në 19, numrin e deputetëve në Parlament të kësaj force politike


VENDIMI

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet: Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialistë për Integrim, në Qarkun e Lezhës,për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të mbarimit mandatit të deputetit të z.Armando Prenga.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Lezhë, z. Petrit Preng Gjoni."

Shtuar më 27/03/2017, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori