LSI shpërthen në akuza ndaj partnerëve ndërkombëtarë, i krahason me pushtuesit
Pëlqej
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj mazhorancës dhe procesit të saj për largimin e prokurorit dhe zgjedhjes të një prokurori të ri të përkohshëm.

Në faqen e tij në Facebook, Vasili është shprehur se po ‘kanabizohet edhe reformadrejtësi’.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:

Kanabizohet reformadrejtësi.

Thirrjet për konsensus të natës së fundit janë shumë të vonuara dhe shërbejne vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi ka hyrë në rrugën shumë të rrezikshme të antikushtetutshmërisë dhe antiligjit, që demonton shtetin e së drejtës dhe instalon një pushtet të kriminalizuar të antiligjit.

ReformaDrejtësi është e qartë, e zeza mbi të bardhë, në kushtetutën e miratuar me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet zbatuar pa lëvizur asnjë presje.

Çdo devijim nga kushtetuta rrënon Reformën në Drejtësi e kthen atë në një antireformë dhe provon qartë kapjen nga kryeministri dhe qeveria.

Të huajt cilido qofshin nuk mund të sillen si pushtues dhe të bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanabisi i kryeministrit.

Ka vetëm një kushtetutë, dhe as kuvendi dhe asnjë mision i huaj nuk kanë as më të voglën mundësi ta tjetërsojnë dhe interpretojnë pasi kushtetuta nuk jua jep këtë të drejtë.

Shqipëria është republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.

Po, kryeministri, qeveria dhe kushdo tjetër.....që kërkon te shkelet kushtetuta është si ata.
Shtuar më 07/12/2017, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori