LSI shigjeton Ramën: "Venecia" përcakton vijat e kuqe të reformës
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp i është përgjigjur kryeministrit Rama përsa i përket vijës së kuqe që ai thotë se ka vendosur SHBA dhe BE për Reformën në Drejtësi.

Ai nënvizoi se vetëm Komisioni i Venecias mund të përcaktojë vijat e kuqe të kësaj reforme.

Vasili tha se neni 88 nuk mund ta mbajë peng Reformën në Drejtësi, ndërsa e quajti legjitime kërkesën e opozitës. Vasili kritikoi edhe daljet publike në konferenca shtypi të Ramës e Bashës, duke thënë se janë të paarsyeshme, për shkak se nuk sjellin asgjë të re, por vetëm ligjërojnë qëndrimet e ditura. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2016, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori