Vrau shokun e ngushtë, Gjykata e Apelit në Durrës “vulos” fatin e Sokol Sanxhaktarit

Gjykata e Apelit në Durrës ka dënuar me 15 vite heqje lirie dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin.

Sanxhaktari akuzohet për vrasjen e shokut të ngushtë të tij, Dlorian Lamçes.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. Gjithashtu së bashku me të, me 8 vite burg është dënuar edhe Adriano Hajdari, i cili dyshohet se ishte bashkëpunëtor i Sanxhaktarit.

Të dy këta persona do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, kurse Hajdari do të qendroje pas hekurave 5 vite e 4 muaj./albeu.com/