LSI pret Tavon
Ilir Meta
Një ditë pas largimit nga grupi socialist, krijohet një ide se me kë forcë politike mund të afrohet deputeti Vangjel Tavo. Kjo forcë mund të jetë LSI.

Një ditë më parë në deklaratën e shpërndarë dorazi nga të tretë, shkruhej se, ndonëse shpallte pavarësinë nga grupi socialist, zoti Tavo do të mbeste socialist. Deklaratat e dy drejtuesve kryesorë të LSI-së një ditë më pas, i japin njëfarë kuptim të qenit njëkohesisht edhe socialist edhe opozitar me grupin socialist. Duke u shprehur në lidhje me largimin e zotit Tavo, si Ilir Meta edhe Edmond Haxhinasto prishën praktikën e vendosur prej atyre vetë, ku nuk pranonin pyetje partiake në ambientet e ministrive. Por cështja Tavo duket se është me rëndësi për ruajtjen e mazhorancës:

“Meqë kjo është një cështje e LSI, unë ju këshilloj që këtë pyetje t'ia bëni sekretarit të përgjithshëm zotit Rama. Por ajo që dua të theksoj është se kjo mazhorancë është e fortë dhe do të përmbushë detyrimet e saj deri më 28 qershor 2008”, tha Meta sipas TCH.

Ministri i Punëve të Jashtme, njëkohësisht nënkryetar i LSI-së, Edmond Haxhinasto, shkoi më tutje.

“Do ta pranonim me kënaqësi. Nuk ka pasur takime me të, por kjo do të varet nga vendimi i tij, në momentet kur Shqipëria përballet me vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë jo betëm me partnerët ndërkombëtarë, si ligj i gjykatës administrative, por edhe më të ardhmen europiane të Shqipërisë”, tha Haxhinasto.

Një gjë është e sigurt: largimi i Paulin Stëkajt nga njëri krah dhe i Vangjel Tavos nga krahu tjetër, e lë ekuilibrin e votave në parlament, të pandryshuar.
Shtuar më 04/10/2010, ora 20:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori