LSI: Politika të lërë mënjanë gjuhën e vjetër dhe të punojë për integrimin
Lëvizja Socialiste për Integrimi ka apeluar sërish ndaj politikës shqiptare të bashkëpunojë për integrimin. Duke iu referuar debateve të zhvilluara dje në sallën e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama i cilësoi ato si jo etike.

“Shpeh keqardhje dhe indinjatë për gjuhën e rëndë dhe për zhargonin vulgar të përdorur gjatë seancës së Kuvendit që dëshmon sërish se standarti i relektimit me përgjegjshmëri dhe në përputhje me frymën që kërkon procesi i integrimit lë shumë për të dëshiruar. Jemi në një moment historik jo vetëm se jemi në vigjilje të 100- vjetorit të pavarësisë por edhe prej detyrimit që lidhet me angazhimin e prioriteteve që ka Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit. Politika duhet të lërë mënjanë gjuhën e vjetër dhe të shfaqet me përgjegjshmëri të plotë në përputhje edhe me mesazhet që vijnë nga BE-ja por edhe nga miqtë ndërkombëtarë që presin nga Shqipëria, nga klasa politike sjellje dinjitoze në përputhje me interesat europiane të vendit” u shpreh Rama.


Rama ka ftuar aktorët politikë dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në sallën e Kuvendit të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë të mandatit që përfaqësojnë, të misionit të rëndësishëm dhe ti kontribuojnë krijimit të një klime politike dhe partneriteti larg zhargoneve, fyerjeve apo gjuhës që s`ka asgjë të përbashkët me standartet europiane. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2012, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori