LSI përshëndet takimin Jahjaga-Nikoliç
Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur takimin mes presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic i zhvilluar në Bruksel. Përmes një deklarate për mediat, Sekretari Ndërkombëtar LSI-së, Ralf Gjoni shprehet se takimi është një gur me peshë në murin e dialogut dhe bashkëpunimit që po ndërtohet kohët e fundit nga Prishtina dhe Beogradi.

"Takimi midis Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, është shumë i rëndësishëm jo vetëm për nga simbolika historike e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe për sa i përket jetës në terren të qytetarëve dhe pakicave kombëtare në të dy vendet. Shprehim bindjen e plotë se takimi i djeshëm, është një gur me peshë në murin e dialogut dhe bashkëpunimit që po ndërtohet kohët e fundit nga Prishtina dhe Beogradi”, thuhet në njoftimin e LSI-ë, teksa shprehet mirënjohja e thellë ndaj strukturave të Bashkimit Evropian, veçanërisht ndaj Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, Baroneshës Ashton, për të gjitha përpjekjet dhe ndërmjetësimin që garantojnë avancimin e dialogut dhe që po rezulton në një normalizimim pozitiv të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe SHBA, për mbështetjen e fuqishme që i japin dialogut dhe proceseve integruese të Kosovës dhe Serbisë." thuhete ne deklaraten e LSI-se. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2013, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori