LSI pendohet që hyri në Kuvend, mbledh deputetët dhe del jashtë
Fillimisht hynë në Kuvend për të marrë pjesë në seanca por më pas LSI-ja e ka braktisur seancën e fundit parlamentar edhe i është bashkuar PD-së, e cila nuk hyri sot në Kuvend.

Deputetët e LSI-së, pas fjalës së Luan Ramës në foltore, mblodhën grupin e tyre dhe morën vendim për t'u larguar për shkak të krijimit të një situate skandaloze me reformën në drejtësi, mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti Luan Rama kërkoi të mos bëhen pushime dhe të zgjidhet problemi i mungesës së gjykatave, pasi vendi përndryshe mbetet në dorë bandave.

Rama e konsideroi skandaloze situatën, për shkak të arbitraritetit me kosto të rëndë për vendin dhe për vetë mazhorancën, ndaj kërkoi prej saj reflektim.

E megjithatë në këtë formë opozita bllokoi funksionimin e sistemit të drejtësisë duke mos e votuar ligjin për Magjistratët që do t'i hapte rrugën pranimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj.
Shtuar më 23/07/2018, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori