LSI: Negociatat me PD, ne fund te gushtit
Albeu.com
Besjan Pesha, Zv.sekretar i Përgjithshëm i LSI-së dhe Sekretar i Përgjithshëm i LRI-së, tha se programi i kësaj partie për rininë do të kthehet në realitet gjatë qeverisjes PD-LSI."Rinia do jetë në fokus të çdo nisme të qeverisë dhe insitucioni qeverisës', tha ai.Pesha theksoi se LSI do të shohë me kujdes edhe një herë maturën shtetërore si dhe mënyrën se si shpërndahen studentët pasi fitojnë universitetin. Sa i përket nisjes së negociatave zyrtare me PD-në, Pesha tha se ky proces do të nisë në fund të muajit gusht. "Çdo gjë do të jetë transparente dhe mediatike, siç ka qenë deri më tani", shtoi ai. Zv.sekretari i Përgjithshëm i LSI-së nënvizoi se koalicioni nuk është një pazar për poste në qeveri, por një nevojë për bashkëqeverisje të mirë të vendit drejt BE-së. Sipas Peshës, qeverisja PD-LSI do jetë stabël dhe do realizojë reformat që të çojë Shqipërinë në BE. "Nuk do ketë zgjedhje të parakohshme", nënvizoi ai.
Shtuar më 09/08/2009, ora 21:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori