LSI: Në Trebinjë fitoi “koalicioni i integrimit”
Luan Rama
Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur zgjedhjet e zhvilluara në komunën Trebinjë në Pogradec.

Në një konferenë për shtyp sekretari i përgjithshëm në LSI Luan Rama pasi ka falenderuar votuesit e kësaj komune për besimin që i dhanë koalicionin PD-LSI theksoi se në komunën Trebinjë fitoi koalicioni i integrimit. Ai gjithashtu e ka cilësuar garën për kryetar komune në këtë komunë si korrekte dhe ka falenderuar edhe kandidatin e PS-së Behar Kastrioti.

Ndërkohë në zgjedhjet e së dielës në Komunën e Trebinjës në Pogradesi kandidati koalicionit PD-LSI Feim Jashallari ka fituar me një rezultat të ngushtë prej 76 votash kundrejt kandidatit të PS-së dhe rivalit të tij Behar Kastrioti.
Shtuar më 25/10/2010, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori