LSI mbledh kryesinë, Meta: Bashkëpunim për BE
Kreu aktual i LSI-se, Ilir Meta, ne gare per nje tjeter mandat ne krye te partise perballe sekretarit te Pergjithshem, Luan Rama, ka vleresuar sot rolin e LSI-së në interesstabilitetit të vendit dhe proceseve integruese ne familjen evropiane.


Meta ka folur ne Kryesine e partise, ku eshte bere edhe shpallja zyrtare e gares per kreun e ri te LSI-se.

“Po shkojmë drejt një procesi të rëndësishëm për LSI-në, për ridimensionimin e saj të mëtejshëm, por edhe për gjithë politikën në vend ku LSI luan një rol të rëndësishëm, përcaktues në dobi të stabilitetit të vendit, në dobi të reformave që duhet të vijojnë me insistim që prespektiva europiane e vendit të vijë duke u përshpejtuar” tha Meta.

Sipas tij, politika ka per detyre tashme te punoje per realizimin ne kohe te te gjitha reformave te kerkuara ne interes te vendit dhe integrimit. Per kete, Meta ka theksuar se klasa politike duhet të ngrihet mbi interesat personale dhe të bashkëpunojë në interes të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2012, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori