LSI: Mbeshtesim dialogun, kundershtojme kushtet qe vendos opozita
Albeu.com
Sekretari për Marrëdhëniet Publike në LSI Luan Rama ka deklaruar se LSI-ja është pro dialogut për zgjidhjen e krizës politike në vend por theksoi se kundërshton kushtet që vendos opozita për vendosjen e këtij dialogu.
Në një prononcim për mediat Luan Rama theksoi se nuk është e drejtë që Partia Socialiste vendos kushte për tryezën me Presidentin e Republikës Topi duke theksuar se ky dialog do të bëhet vetëm në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë.
Sipas tij LSI-ja e konsideron dialogun në instititucionet legjitime të vendit hapin e parë të domosdoshëm për të gjetur zgjidhje që i kontribuojnë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Shtuar më 03/02/2010, ora 01:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori