LSI kundër rritjes së akcizës së prodhimeve vendase
LSI duket se është kundër rritjes së akcizës së prodhimeve vendase. Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, është revoltuar me një vendim të qeverisë, për rritjen e akcizës për birrën vendase.

"Absurditet apo lapsus?! Qeveria i ngre akcizën birrës vendase, ndërsa i ul akcizën birrës së importit.

Efekti në buxhet duket qartë që do të jetë zero, do të kemi vetëm falimentim të fabrikave vendase, mbyllje të tyre dhe qindra shqiptare që punojnë në to, do të mbeten pa punë.

Nuk kuptoj se si ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk i ngrenë në qeveri këto probleme kaq të qarta!!!", ka shkruar ajo në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2015, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori