LSI kundërshton vendimin e qeverisë greke; Pretendohet për kufij të rinj në Ballkan
Pëlqej
Albeu.com
Pas deklaratave të politikanit të njohur shqiptar, Sabri Godo, në lidhje me gabimin e qeverisë së Athinës, kanë vijuar më tej edhe kundërshtimet e opozitës.Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi dhe Sabit Brokaj, kanë kundërshtuar ashpër vendimin e qeverisë së Athinës për dhënie të nënshtetësisë greke minoritetit Helen që jeton në territorin e Shqipërisë. Debate ka ndýdhur në seancën e sotme parlamentare, ku deputetët e LSI’së kërkuan mbledhjen e menjëhershme te Këshillit të Sigurimit, pasi vendimi I Athinës zyrtare pretendon për rivendosje të kufijve në ballkan. Deputetët e opozitës nuk kanë harruar edhe çështjen e zhvarrimeve në fshatin Kosine të Përmetit, për të cilën kanë kërkuar një raport të detajuar nga Prokurori i Përgjithshëm. start
Shtuar më 09/11/2006, ora 15:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori